Kosova
Asgjë të re për Kosovën nga Samiti i Zagrebit
Pas më shumë se tri orë e gjysmë diskutimesh, ka përfunduar mbrëmë samiti i liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, i zhvilluar përmes video-lidhjeve.
Në fund të Samitit të Zagrebit – i cili për shkak të pandemisë së coronavirusit u zhvillua në mënyrë virtuale dhe jo në kryeqytetin kroat – liderët nxorën një dokument të përbashkët të emëruar “Deklarata e Zagrebit”, përmes së cilit konfirmohet edhe një herë përkushtimi i BE-së për perspektivën evropiane të rajonit si dhe përkushtimi i këtyre vendeve për një të ardhme evropiane si zgjedhje e tyre strategjike.
Pas këtij samiti virtual, duke folur përmes video-lidhjeve, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen, thanë se procesi i zgjerimi ishte një prej sukseseve më të mëdha në historinë e BE-së dhe se ky proces do të vazhdojë edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas asaj që deklaruan për mediat, edhe liderët e tjerë që morën pjesë në këtë Samit, janë shprehur se pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE, nuk do të mund të thuhet se është përmbushur projekti i bashkimit të Evropës.
Kosova në Samitin e Zagrebit u përfaqësua nga presidenti Hashim Thaçi.
Presidenti Thaçi gjatë këtij samiti ka deklaruar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret që të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Ai po ashtu ka kërkuar që BE-ja urgjentisht të marrë vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Para 20 vjetësh në Samitin e Zagrebit iu ofrua perspektiva evropiane Kosovës dhe Ballkanit. Është e dhimbshme që sot të dëgjojmë përkushtimin e njëjtë, por pa vendim për liberalizimin e vizave, e madje pa statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, përkundër që i kemi përmbushur të gjitha kriteret”, citohet të ketë thënë Thaçi.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke përmendur shembullin e vendit të tij – shteti i vetëm i rajonit që para 20 vjetësh ishte i pranishëm në një samit të tillë, e që tash është anëtar i BE-së – e quajti procesin e zgjerimit të BE-së, si një fuqi të madhe transformuese për vendet e rajonit. Por, ai shtoi se duke i mbajtur në pritje vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk stimulohen reformat, shkruan REL.
Të gjithë folësit kanë nënvizuar se kushte të panegociueshme në procesin e përafrimit me BE-në do të jenë: sundimi i ligjit, procesi i reformave, respektimi i lirisë së shtypit dhe të drejtave të pakicave.
Por, përkundër faktit se në prononcimet publike të gjithë liderët folën për procesin e zgjerimit, ky term nuk është përmendur askund në “Deklaratën e Zagrebit” që u miratua në takim.
Aty më shumë flitet për lidhjet më të forta mes rajonit dhe BE-së. Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, u shpreh se vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe miratimi i metodologjisë së re në procesin e zgjerimit, janë ndër sukseset më të mëdha të Presidencës kroate të BE-së. Këto vendim edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ka quajtuer si dëshmi se janë tejkaluar ndasitë mes vendeve anëtare që ishin shfaqur më herët.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












