Autotech
Samsung sjell në janar telefonin që paloset
Siç duket, nuk do të pritet edhe shumë për telefonin e shumëpërfolur që mund të lakohet.
Gjiganti korean, Samsung, planifikon të shpalosë telefonin me emrin Galaxy X në muajin janar, sipas një raporti të “Yahoo News”, transmeton Albinfo.ch.
Raporti vjen pasi faqja e kompanisë për produkte u shfaq në uebfaqen e Samsungut. Ajo u vërejt nga “Mobilekopen” dhe në të shihej modeli i numrit të telefonit, që më parë përmendej si Galaxy X.
Presidenti i sektorit të telefonave të Samsungut, Koh Dong-jin, më parë kishte konfirmuar se kompania do të lansojë një telefon që mund të paloset dikur në vitin 2018.
Akoma nuk dihet se si do të duket pajisja, por pritet që të jetë një telefon që mund të paloset në mes, sikurse versionet e telefonave të vjetër ‘flip’.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











