Lajme
Sao Tome e Principe e ka njohur shtetin e Kosovës
Sao Tome e Principe është shteti i radhës që e ka njohur shtet Republikën e Kosovës. Sipas MPJ-së, ky është shteti i 89-të që e ka njohur vendin tonë për shtet të pavarur.
Qeveria e Sao Tome e ka njohur Kosovën si një shtet sovran dhe anëtar të plotë të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë për shtyp të Këshillit të Ministrave të këtij vendi, raportojnë mediat.
Vendimi u miratua në seancën e fundit të Këshillit të Ministrave të Sao Tome, të mbajtur të mërkurën, dhe u miratua pa hollësi të mëtejshme. “Këshilli i Ministrave ka marrë vendim për njohjen ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në vendim.
Ky shtet-ishull gjendet në Oqeanin Atlantik, në perëndim të kontinentit afrikan dhe në brezin ekuatorial. Ka diku mbi 160 mijë banorë, kurse gjuhë zyrtare është portugalishtja, pasi në të shkuarën ka qenë koloni e Portugalisë.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











