Sport
Luhet ndeshja “problematike” në mes të ekipit shqiptar dhe atij serb
Ndeshja mes ekipit shqiptar “SV Albania” dhe atij serb “SC Kaiserebersdorf –Serbia” do të zhvillohet të shtunën, më 21 shkurt në Vjenë
Një mundësi e re që shqiptarët të fitojnë kundër një ekipi serb, do të jetë më 21 shkurt në Vjenë, Austri. Ekipet “SV Albania” dhe “SC Kaiserebersdorf –Serbia” të cilat luajnë në kategorinë e 2-të të Landit të Vjenës në Austri do të ballafaqohen mes vete këtë të shtune. Kjo ndeshje ishte planifikuar të luhej në nëntor të vitit të kaluar, por për shkaqe sigurie dhe për t`i ulur tensionet të cilat ndodhën gjatë ndeshjes së kombëtareve Serbi – Shqipëri në Beograd, u shty për në shkurt. Ndeshja e cila do të fillojë nga ora 14.30, po pritet më shumë interesim në Austri.
Kapiteni i skuadres “SV Albania” Zemri Deari thotë për “albinfo.ch” se atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë. “Ne njihemi me njëri tjetrin që një kohë të gjatë si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj, jemi si një familje. Ne jemi të përgatitur për të fituar jo vetëm këtë ndeshje por secilën ndeshje të kampionatit”, thotë ai duke treguar se ekipi shqiptar vazhdon të jetë lider i tabelës të kësaj lige.
Shqiptarëve, vetëm 800 bileta
Ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave ka zgjuar interesim të madh të publikut që dëshiron ta shohë këtë ndeshje. Përveç asaj se shqiptarët në Austri janë mobilizuar për të përcjellë nga tribuna këtë ndeshje, “albinfo.ch” mëson se kanë organizuar edhe autobusë të cilët do të vijnë nga trojet shqiptare për të mbështetur ekipin shqiptar. Por, duke qenë se “SV Albania” është mysafire e ekipit serb, shqiptarëve u janë ndarë vetëm 800 bileta.
“Ne presim shumë shikues të cilët do ta përkrahin ekipin tonë, por për fat të keq, duke qenë se ne jemi mysafirë, na janë dhënë vetëm 800 bileta nga kundërshtari”, thotë Deari.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të jetë në mbikëqyrjen e institucioneve austriake të sigurisë ndërsa bujë të madhe janë duke i dhënë edhe mediet e këtij shteti.
Megjithëkëtë, kapiteni Deari duke mos dashur t’i “fryjë zjarrit” para ndeshjes, thotë se kjo është vetëm lojë futbolli.
“Sigurisht se një lojë e tillë ka emocione të ndryshme. Por, kjo duhet të jetë vetëm një lojë futbolli ku do të luftojmë për të fituar tri pikë. Sporti duhet të mbetet sport. Ne duhet të tregohemi shembull se jemi popull i mirë dhe më kulturë”, pohon ai.
Për “SV Albania” luajnë edhe serbë!
“SV Albania” vazhdon të kryesojë në vendin e parë me 32 pikë, ndërsa “SC Kaiserebersdorf-Serbia” është në vendin e gjashtë me gjithsej 25 pikë.
Përveç shumicës, që janë futbollistë shqiptarë, në “SV Albania” luajnë edhe lojtarë serbë.
Kujtojmë se pas ndërprerjes së ndeshjes në Beograd mes kombëtares serbe dhe kombëtares shqiptare në tetor të vitit të kaluar, ka pasur tensione të mëdha mes grupeve shqiptare dhe serbe në Vjenë, por me reagimin e shpejtë të policisë austriake, gjithçka ka kaluar pa ndonjë pasojë të rëndë.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” Gjeneva Ndërkombëtare po përballet me një nga sfidat e saj më serioze në dekada. Qyteti, i... -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026 -
Këshilli Kombëtar miraton financimin për kujdesin ditor për fëmijët deri në tetë vjeç -
Kush është presidenti i ri i Zvicrës? Portreti i Guy Parmelin












