Shkurt.ch
Schlumpf, ministrja më e njohur në vend
78 për qind e zviceranëve e njohin zonjën Eveline Widmer Schlumpf, ministre e financave dhe aktualisht presidente e vendit. Në të vërtetë, në mesin e rreth 1000 të anketuarve nga “SonntagsBlick”, del se kjo përqindje e njeh presidenten e vendit. Menjëherë pas saj vjen për nga popullariteti ministrja Doris Leuthard dhe ministri Ueli Maurer.
Leuthard është e njohur për 74% të të anketuarve ndërsa Maurer për 67% prej tyre.
Më së paku i njohur në mesin e ministrave federalë të Zvicrës rezulton ministri i ri Alain Berset. Vetëm 41 për qind të persoanve të anketuar kanë idenë se kush është ai.
Ministrja Simonetta Sommaruga vjen në radhë me 59% ndërsa ministri Didier Burkhalter me 57%.
Por një gjë tjetër që ka konstatuar sondazhi është edhe rritja e popullaritetit të minsitrave në krahasim me një vit më parë.
Kështu Eveline Widmer-Schlumpf në bazë të këtij sondazhi gëzon 24% më shumë popullaritet se para një viti. Po kështu 24% më shumë e njohin këtë vit Ueli Maurerin se sa një vit më parë. Ndërsa Doris Leuthard rezulton 20% më e njohur se tash një vit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












