Kriza në Ukrainë
Scholz shkon me tren në Ukrainë, dorëzon 650 milionë euro ndihmë për armatime
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Kiev për një vizitë të papritur mëngjesin e kësaj të hëne.
Sipas ZDF, udhëheqësi gjerman pas mbërritjes së tij tha se do të zhvillojë bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe gjithashtu do të njoftojë dorëzimin në dhjetor të armatimeve të tjera me vlerë 650 milionë euro për Ukrainën.
“Ukraina mund të mbështetet tek ne. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Për ta bërë të qartë përsëri, unë udhëtova për në Kiev sonte me tren përmes një vendi që ka mbrojtur veten kundër agresionit rus për më shumë se 1000 ditë”, tha ai.
Vizita e tij e mëparshme në Ukrainë daton në qershor 2022, kur ai vizitoi vendin me presidentin francez, Emmanuel Macron, disa muaj pasi filloi pushtimi rus në shkurt 2022.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit Parlamenti Evropian po synon që brenda këtij viti të ratifikojë marrëveshjen e re mes Zvicrës dhe... -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet











