Shkurt.ch
Schumacher tregon shenja jete
"Ai po bën përparime në rrugën drejt shërimit. Ne, së bashku me stafin e spitalit në Grenoble i qëndrojmë pranë në luftën e tij të rëndë", ka thënë menaxherja
Kanë kaluar tre muaj nga aksidenti në një vendskijim në Alpet e Francës, në të cilin ish asi i madh i automobilizmit, Michel Schumacher, nga lëndimet kishte rënë në gjendje kome.
Gjatë gjithë kësaj kohe, gjendjen e rekordmenit gjerman e ka ndjekur një interesim i jashtëzakonshëm medieve dhe herë pas here ka pasur edhe raportime të paverifikuara mbi “zgjimin” ose kthimin e vetëdijes së tij.
Por, sipas një deklarate për shtyp që ka dhënë sot menaxherja e tij, Sabine Kehm, Schumacher ka pasur “momente të vetëdijes dhe të zgjimit”, shkruan azonline.ch.
“Ai po bën përparime në rrugën drejt shërimit. Ne, së bashku me stafin e spitalit në Grenoble i qëndrojmë pranë në luftën e tij të gjatë dhe të rëndë dhe jemi optimistë” ka thënë Kehm duke shtuar se familja e Schumacher-it nuk dëshiron të japë më shumë hollësi për të sëmurin.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












