Shkurt.ch
Schumacher zgjohet nga gjendja e komës
Raportohet se ish kampioni i shumëfishtë botëror i dëgjon zërat e të tjerëve, reagon ndaj prekjeve dhe mund të komunikojë me familjarët
Ylli i Formula 1, Michaerl Schumacher nuk është më në gjendje kome. Ish automobilisti 45 vjeçar, sipas menaxheres së tij, Sabine Kehm ka lëshuar spitalin në Grenoble për, siç ka thënë ajo “të vazhduar fazën e gjatë të rehabilitimit”.
Sipas portalit të gazetës bulevardeske gjermane Bild.de, Schumacher është vendosur kohë më parë në një klinikë rehabilitimi dhe është me vetëdije të plotë. Sipas këtij raportimi, ish kampioni i shumëfishtë botëror i dëgjon zërat e të tjerëve, reagon ndaj prekjeve dhe mund të komunikojë me familjarët.
Më 29 dhjetor të vitit të kaluar Schuacher gjatë skijimit në Meribel të Francës ishte përplasur me kokë për një shkëmb dhe kishte pësuar goditje të rëndë të trurit dhe kafkës. Në fillim të muajit prill ai kishte treguar shenja të vetëdijes dhe të zgjimit ndërsa prej atëherë kanë munguar informatat lidhur me gjendjen e tij.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër













