Uncategorized
Së shpejti angazhohen sërish detektivët për ndjekje të abuzuesve socialë
Zyra Federale për Sigurime Sociale ka vendosur të krijojë bazën ligjore për angazhimin e detektivëve në rast dyshimi për abuzime me ndihmat sociale
Ditë më parë qe publikuar lajmi se Zyra Federale për Sigurime Sociale ka vendosur të mos angazhojë më detektivë për zbulimin e personave që abuzojnë me sigurimet, bën të ditur srf.ch. Këtë hap zyra në fjalë qe shtrënguar ta merrte pas një vendimi që Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e kishte marrë lidhur me rastin e ankesës së një gruaje nga Zvicra.
Por, ndërkohë, si reaksion ndaj këtij akti, Zyra Federale për Sigurime Sociale ka vendosur të krijojë bazën ligjore për angazhimin e detektivëve në rast dyshimi për abuzime me ndihmat sociale, transmeton albinfo.ch.
Siç është shkruar tashmë edhe në platformën tonë, Strasburgu kishte vendosur se përgjimi i bërë nga detektivët ndaj gruas në kantonin e Cyrihut nuk ishte në pajtim me ligjin. Zvicra ka një bazë ligjore shumë të dobët në këtë drejtim, ka konstatuar gjykata.
Por për krijimin e bazës së përmendur ligjore zyra e përmendur duhet të marrë së pari pëlqimin nga Këshilli Federal, përcjell albinfo.ch. Ky i fundit mendon që deri në fund të vitit do të krijohet kjo bazë.
Sipas dokumentit mbi luftimin e abuzimit me sigurime në fushë të invaliditetit, në vitin 2015 ishin identifikuar 540 raste në të cilat ishte konstatuar abuzimi dhe për pasojë ishin ndërprerë ose pezulluar pensionet. Me këto veprime sigurimi kishte kursyer rreth 154 milionë franga.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











