Shkurt.ch
Së shpejti ndalohen qeset plastike!
Në Zvicër parashihet që nga viti 2015 të ndalohet tërësisht dhënia e qeseve plastike falas, për një përdorim ndërsa në BE do të reduktohet
Nisur nga dëmet e pariparueshme që qeset plastike i shkaktojnë natyrës, ka kohë që zhvillohen veprime të ndryshme për kufizimin e përdorimit të tyre.
Parlamenti Evropian në Strassburg ka vendosur që gjatë vitit që vjen të bëjë reduktim drastik të përdorimit të mbeturinave nga plastika dhe masat sintetike në vendet anëtare të BE-së. Ndërkaq, gjatë pesë viteve të ardhshme planifikohet që sasia e qeseve të holla të plastikës (që jepen gratis nëpër shitore) të bjerë në 20 për qind në krahasim me sasinë që përdoret sot.
Gjatë vitit 2010 në gjithë BE-në janë prodhuar 95.5 miliardë qese plastike. Një sasi e madhe e tyre hidhen dhe pastaj përfundojnë në natyrën që na rrethon.
Para se BE-ja ta bëjë ndalimin e pjesshëm të qeseve të plastikës sipas qëndrimit të Parlamentit Eropian, ky i fundit duhet të negociojë me qeveritë vendeve të Bashkimit Evropian veç e veç.
Zhvillimet në BE shpesh ndiqen edhe nga Zvicra. Kështu në Zvicër , siç është njoftuar edhe në televizionin publik zviceran srf, parashihet që nga viti 2015 të ndalohet tërësisht dhënia e qeseve plastike falas që shitoret i japin për një përdorim.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












