Shkurt.ch
SECO shpall masat ndaj Rusisë
Nga këto masa që fillojnë të zbatohen sot, preken në radhë të parë afaristët rusë të cilëve u ndalohet të nisin raporte të reja afariste
Pasi që SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë bërë ashpërsimin e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë si reaksion për rolin e saj në krizën ukrainase, edhe Zvicra ka vendosur të ashpërsojë masat e veta. Siç bën të ditur SECO (Sekretariati për ekonomi i Zvicrës) u ndalon shoqërive financiare, në përbërjen e të cilave janë 26 persona dhe 18 ndërmarrje, që të nisin raporte të reja afariste.
Nga këto masa që fillojnë të zbatohen sot në orën 18.00, preken në radhë të parë afaristët rusë, shkruan nzz.ch.
Më herët, Këshilli Federal kishte vendosur të mos u bashkohej sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë lidhur me krizën në Ukrainë. Por Zvicra dëshiron të pamundësojë anashkalimin nga Rusia të sanksioneve të BE-së përmes saj. Për të realizuar këtë synim, qeveria e vendit, më 2 prill pati shpallur një urdhëresë për “Masat lidhur me evitimin e anashkalimit të sanksioneve ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













