Shkurt.ch
Sekreti bankar po i kushton Zvicrës
Zvicra ka kompletuar një program për t’u paguar qindra-miliona euro Britanisë dhe Austrisë në emër të zgjidhjes së problemit të evazionit fiskal në të kaluarën.
Autoritetet tatimore zvicerane thonë se Londrës i kanë paguar një total prej 593 milionë eurosh, e Vjenës do t’i paguhet në kuadër të programit njëvjeçar, raporton Agjencia France Presse.
Në kuadër të marrëveshjeve bilaterale me Britaninë dhe Austrinë, Zvicra ka ofruar dy opsione për njerëzit që në vendet e tyre nuk i kanë lajmëruar paratë e depozituara në bankat zvicerane.
Shansi i parë ishte që fondet e diskutueshme t’i raportojnë te autoritetet tatimore në vendin e tyre, ose paratë e tyre të tatohen në Zvicër, në mënyrë që fondet të transferohen në vendin e kursimtarëve, pa përmendur emrat e tyre nëpër banka.
Zvicra në emër të alternativave të tjera në transhe ka shlyer fondet në Londër dhe Vjenë prej korrikut deri në gusht të këtij viti. Për një marrëveshje të ngjashme Zvicra ka negociuar me Berlinin, por ligjvënësit gjermanë e kanë hedhur poshtë këtë propozim.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












