Lajme
Sela: Drejtësia maqedonase është selektive për shqiptarët
Kryetari i Aleancës për shqiptarët në Mqedoninë e Veriut, Zijadin Sela ka reaguar pas dënimit të dy të rinjëve shqiptarë me 17 vjet burg pas një përleshje me një maqedonas i cili përfundoi i vdekur.
“Jetët e njerëzve nuk janë me vlerë të barabartë në Maqedoninë e Veriut.
Kur një maqedonas vret egërsisht një fëmijë shqiptar me makinën e tij, me paramendim, ai dënohet me 4 vite burg për “aksident trafiku”.
Kur dy të rinj shqiptarë futen në një përleshje me një të ri maqedonas, që përfundon me vdekjen aksidentale të këtij të fundit, ata dënohen me 17 vite burg për “vrasje mizore”.
Këto dy raste shfaqin në mënyrën më brutale se sa selektive është drejtësia jonë, varësisht nga përkatësia kombëtare e viktimave apo e kriminelëve, apo nga përkatësia partiake”, ka shkruar ndër të tjera Sela në Facebook, raporton Albinfo.ch.
Vetingu i plotë i gjyqësorit, sipas Selës është i një rëndësie jetike, për të pastruar atë nga gjyqtarët dhe prokurorët shovinistë dhe të korruptuar të tipit jugosllav.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë














