Lajme
Sela: Më 11 dhjetor, shqiptarët do ta dënojnë BDI-në
Sondazhet parazgjdhore që i kanë zhvilluar mediat rajonale, LR të PDSH-së po e nxjerrin partinë e dytë tek shqiptarët, pas BDI-së së Ali Ahmetit
Shqiptarët do ta dënojnë Bashkimin Demokratik për Integrim, e cila ka sjellur vetëm gjak dhe vuajtje për shqiptarët. Kështu deklaroi kryetari i Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare, Ziadin Sela, gjatë një mitingu partiak që mbajti para simpatizantëve të pranishëm në sheshin “Skënderbeu” në Çair të Shkupit. Në këtë tubim Aleanca për Shqiptarët prezantoi kandidatët për deputetë dhe platformën zgjedhore të saj.
Sela nga sheshi “Skenderbeu’’ u bëri thirrje shqiptarëve që të dalin në votime më 11 dhjetor, dhe të votojnë qetë dhe me dinjitet.
“Shqiptarët nuk do të përçajnë votën, të jeni të sigurtë. Shqiptarët më 11 dhjetor do ta bëjnë bashkë votën, do ta bëjnë bashkë votën duke votuar shqiptarët dhe Aleancën për Shqiptarët. Do të dalim, sepse ne nuk kemi harruar, që në këtë shesh, nëpër këto rrugë ju i keni tërheq zvarrë shqiptarët dhe i keni gjakos ata. Ne nuk kemi harruar që ju u keni dhënë dënime maksimale vetëm e vetëm se kanë protestuar për një padrejtësi. Shqiptarët nuk e kanë harruar tymin dhe zjarrin e Lagjes së Trimave”, deklaroi Sela, citon INA.
Ndryshe, sondazhet parazgjdhore që i kanë zhvilluar mediat rajonale, LR të PDSH-së po e nxjerrin partinë e dytë tek shqiptarët, pas BDI-së së Ali Ahmetit. Nga nesër në mesnatë, Maqedonia kalon në heshtje parazgjdhore, ndërsa të dilën më 11 dhjetor, mbahen zgjedhjet e parakohshme në këtë shtet. Këto zgjedhje konsiderohen jetësore për integimin e Maqedonisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













