Kosova
Selimi: Nuk kam frikë nga drejtësia, besoj se do kthehemi në vendin tonë
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi që po gjykohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ka folur këtë të martë para trupit gjykues.
Ai thotë se beson në drejtësi, por i frikësohet padrejtësive. “Gjithmonë kam thënë edhe sot e përsëris, nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë. Por unë ende besoj se në fund të këtij gjykimi do të besoni në pafajësinë time”, është shprehur ai, përcjellë albinfo.ch.
Tutje ai është shprehur i bindje se në fund të këtij gjykimi, ai beson se do kthehet në Kosovë i pafajshëm. “Unë dhe bashkëluftëtarët e mi do të kthehemi në vendin tonë, për të cilin luftuam e punuam gjatë gjithë jetës tonë”, deklaroi Selimi, përcjellë albinfo.ch.
Tutje Selimi ka deklaruar se në Kosovë nuk janë kryer krimet që Serbia ka kryer ndaj qytetarëve të Kosovës. “Serbia kreu qindra masakra, vrau mbi 12 mijë shqiptarë. Dhunua mijëra gra e vajza, dogjën shtëpi, dëbuan me dhumë. Kurse ne asnjëherë nuk bëmë atë që bëri Serbia ndaj nesh. Nëse flasim për krime, flasim për ato që kanë ndodhur. Meja, Reçaku, Rezalla, Pokleku, Radoniqi e qindra të tjera. Të flasim për Dubravën, për të zhdukurit me dhunë ku nuk janë gjetur ende. Të flasim për kriminelët që kryen krime e nuk u ndëshkuan”, deklaroi në fjalimin e tij jo nën betim, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër Që nga prilli i vitit 2025, qeveria federale zvicerane ka marrë mbi 260 raporte për sulme... -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini












