Lajme
Selimi shpallet i pafajshëm
EULEX-i i ka shpallur të pafajshëm gjeneral Sylejman Selimin dhe tre bashkëluftëtarët e tij, të akuzuar për krime të luftës
Një trup gjykatësish ndërkombëtarë nga Misioni i BE-së për sundim të ligjit (EULEX) i kanë shpallur të pafajshëm, ish komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimin dhe tre bashkëluftëtarët e tij, Nexhat Qubrelin, Ismet Haxhën dhe Shefki Hysenin, të cilët ishin të akuzuar për krime të luftës gjatë vitit 1998-1999.
Katër ish guerilët e UÇK-së ishin akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në rajonin e Drenicës, por prokuroria nuk arriti t’i argumentoj akuzat. Kështu që ata u liruan nga kjo aktakuzë, por jo edhe nga paraburgimi.
Selimi dhe tre bashkëluftëtarët e tij janë të akuzuar edhe për një vepër tjerët të njohur si “Gripi i Drenicës”.
“Gjykata ka sjellë aktgjykim të drejtë, të ligjshëm dhe të besueshëm dhe i ka liruar të gjithë të pafajshëm. Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë me të cilën do të vërtetoheshin pretendimet e pabazuara të Prokurorisë për kinse involvimin e gjeneral Selimit dhe të tjerëve në këto veprime”, ka deklaruar Tomë Gashi, avokat i Selimit
Një gjykatës i misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka shpallur të pafajshëm katër të akuzuar për krime lufte: Sylejman Selimin, Ismet Haxhën, Nexhat Qubrelin dhe Shefki Hysenin.
EULEX-i në një komunikatë për media ka bërë të ditur se rasti që mori fund sot, “ka qenë një rast i vështirë dhe i ndjeshëm”. “Duhet ta kemi të qartë se në këtë rast nuk u gjykua UÇK-ja, por të pandehurit. Prandaj është jashtëzakonisht me rëndësi ta kuptojmë se fajësia është individuale e jo kolektive”, thuhet në komunikatë.
Vendimi i Gjykatës është përshëndetur edhe nga partitë politike në Kosovë, të cilat besojnë se UÇK ka bërë luftë të pastër.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












