E-Diaspora
Seminari me mësuesit e diasporës, sivjet në Ulqin
Seminari bashkorganizohet nga MAShT e Kosovës, MASh e Shqipërisë dhe qyteti i Ulqinit, në rolin e nikoqirit
Në bazë të marrëveshjeve të bëra ndërmjet subjekteve të organizimit në Atdhe dhe pasi janë konsultuar kalendarët shkollorë të shteteve përkatëse, ku organizohet mësimi, është vendosur për vendin dhe kohën e organizimit të seminarit 2013, thuhet në një njoftim të Ministrisë së arsimit të Shqipërisë, dërguar të interesuarve në diasporë.
Edicioni i sivjetshëm (i nënti), i emërtuar si Ulqini 2013, do të organizohet në Ulqin prej 29.07-01.08.2013. Seminari zgjat si zakonisht 3 ditë pune (punimet nisin pasditen e datës 29.07.2013 dhe mbarojnë në pasditen e datës 01.08.2013). Sikurse edicionet e mëparshme, edhe ky do të bashkorganizohet nga MAShT e Kosovës, MASh e Shqipërisë si dhe subjekte të tjerë mbështetës. Edhe qyteti i Ulqinit, në rolin e nikoqirit, ka një rol të veçantë mbështetës.
Si zakonisht është planifikuar transporti i pjesëmarrësve me autobusë prej Tiranës dhe Prishtinës. Për orarin e saktë të nisjes organizatorët do të bëjnë njoftimin me kohë.
Në seminar, si rëndom, angazhohen ligjërues shqiptarë kompetentë /ekspertë fushash përkatëse/ dhe titullarë e zyrtarë shteti dhe një ligjërues/e e/ i huaj nga qarqet përkatëse profesionale dhe zyrtare të ndonjë prej shteteve ku mbahet mësimi shqip.
Pjesën tjetër me shumë interes e përbëjnë prezantimet-ligjëratat profesionale të vetë mësueseve dhe të mësuesve, që do të përcjellin tek të tjerët përvojat personale të ndërtuara edhe mbi baza kërkimore-hulumtuese dhe empirike. Pra, parapëlqehen temat me zëra e përvoja konkrete që reflektojnë dobi e interes konkret profesional.
Po ashtu, meqë një pjesë e seminarit zhvillohet edhe në grupe pune tematike më të vogla /punëtori-vorkshope /, janë të mirëpritura propozimet konkrete për zgjidhje konkrete. Deri në të njëjtën kohë të paraqiten edhe propozimet për promovime krijimesh autoriale në fushat me interes didaktik /tekste e mjete mësimore, krijime artistike, publicistikë etj. Deri më 25 maj 2013 do t’ua dërgojmë programin e plotë të Seminarit 2013.
Shpenzimet e qëndrimit dhe të transportit (prej Tiranës dhe Prishtinës për Ulqin) i bartin ministritë përkatëse, bëhet e ditur në një njoftim nga Minsitria e Arsimit e Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











