Lajme
Serbët kërkojnë dorëheqjen e Valon Muratit
Disa OJQ të komunitetit serb, kërkojnë dorëheqjen e ministrit Valon Murati, ndërsa nga Qeveria kërkojnë falje për një deklaratë, ku ai merr shkas serbët për migrimin masiv
Një deklaratë e ministrit të Diasporës, Valon Murati, i cili ka thënë se një nga shkaktarët që qytetarët e Kosovës po ikin në BE, është pozita e privilegjuar e komunitetit serb, ka trazuar shoqërinë civile serbe. OJQ-të e këtij komuniteti nëpërmjet një deklarate për media, kërkojnë shkarkimin e ministrit Murati ndërsa nga Qeveria kërkojnë falje për këtë deklaratë.
Përfaqësues OJQ-ve serbe thonë se ministri Murati po ngjallë urrejtje ndërmjet komuniteteve dhe po ua hedh fajin komunitetit serb.
Ministri i diasporës ka thënë të hënën se “pozita e privilegjuar e komuniteteve joshqiptare, e veçanërisht ajo e komunitetit serb, është njëra prej arsyeve kryesore për emigrimin e shqiptarëve të Kosovës”. Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile serbe, kjo deklaratë nuk i kontribuon klimës së multietnicitetit në Kosovës.
“Kjo është, gjithashtu, një lloj presioni i Prishtinës me të cilin porositet se nuk do të heqë dorë nga qëndrimet e ngulitura dhe maksimaliste gjatë bisedimeve në Bruksel dhe nuk i lënë hapësirë zgjidhjes me kompromis ku edhe më tutje po zvarritet themelimi i Bashkësisë (Asociacionit) së Komunave Serbe”, thuhet në deklaratë.
Deklarata e ministrit Murati, sipas tyre, është shumë e rrezikshme dhe paraqet vazhdimin e mënyrës së njohur të elitës politike në Prishtinë, që fajtorin ta kërkojë te komuniteti serb.
“Deklaratat e tilla na dërgojnë drejt mobilizimit të njerëzve në baza etnike, e cila është drejtuar para së gjithash kundër komunitetit serb dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë e rrezikon sigurinë fizike të qytetarëve dhe të pasurisë së komuniteteve joshqiptare”, thuhet më tej në deklaratë.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











