Lajme
Serbët pengojnë pikat statike të policisë në veri
Autoritetet e rendit në Kosovë ende nuk kanë dhënë ndonjë sqarim lidhur me situatën më të re në veri të Kosovës
Njëri nga përfaqësuesit e serbëve në veri të Mitrovicës, Marko Jakshiq, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, se serbët në këtë pjesë të qytetit i kanë zhvendosur kontejnerët e policisë në afërsi të “Tre Rrokaqiejve”, meqë janë kundër pranisë së pjesëtarëve të policisë nga stacioni jugor.
Sipas tij, serbët në veri nuk kanë gjë kundër që në atë pjesë të vendosen kontejnerët e policisë, por ky komunitet kërkon që aty të jenë të pranishëm edhe policët e stacionit verior të policisë.
Autoritetet e rendit në Kosovë ende nuk kanë dhënë ndonjë sqarim nga ana e tyre.
Protestuesit serbë ishin grumbulluar te ‘Tre Rrokaqiejt’ rreth ores 13:00, pasi kishin dëgjuar alarmin, i cili shfrytëzohet për t’i protestuesit tek ura qendrore e qytetit të Mitrovicës.
Jakshiq ka konfirmuar gjithashtu se qindra serbë e kanë penguar vendosjen e shtëpizave të policisë në veri, vendosjen e të cilave e ka kërkuar Prishtina zyrtare, pas vrasjes së një qytetari shqiptar në veri të qytetit.
Një ditë pas vrasjes së një qytetari shqiptar në veri të Mitrovicës, si pasojë e një shpërthimi me një mjet eksplodues, autoritetet e rendit kane tërhequr vërejtjen gjatë ditës se situata në këtë pjesë të vendit mbetet e tensionuar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka deklaruar se policia në bashkëpunim me autoritetet tjera të komunës, janë duke u përpjekur për të ofruar një siguri më të madhe për qytetarët, e po ashtu edhe për uljen e tensioneve.
“Policia e Kosovës me strukturat e tjera të sigurisë dhe të pushtetit lokal ka përgjegjësi për marrjen e masave ose veprimeve shtesë për uljen e tensioneve”, deklaroi Hoti.
Ai ka thënë se tash për tash ende nuk dihen motivet dhe shkaktarët e sulmit, por siç u shpreh ai, policia është duke hetuar të gjitha rrethanat e këtij incidenti kriminal.
Hoti ka deklaruar po ashtu se në lagjet e banuara me popullatë etnikisht të përzier, janë vendosur pika statike të kujdestarisë dhe të kontrollit.
/albinfo&rel/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











