Shkurt.ch
Serbi vret dëshmitaren për mashtrim sigurimesh?
Dëshmia në gjyq, në procedurën për mashtrim të sigurimeve që ndiqej kundër serbit do të bëhej më 10 tetor por dëshmitarja vritet më 1 tetor
Pasi që infermierja zvicerane e kishte denoncuar dhe do të dëshmonte se ai kishte mashtruar sigurimin e invaliditetit, një serb 53 vjeçar dyshohet ta ketë vrarë atë. Dëshmia në gjyq, në procedurën për mashtrim të sigurimeve që ndiqej kundër serbit, që prej një viti, do të bëhej më 10 tetor.
Por, gruaja fatkeqe është gjetur e therur me thikë më 1 tetor në banesën e saj në Thunstetten të kantonit të Bernës. I dyshuari për vrasje është arrestuar menjëherë dhe ndaj tij ka filluar procedura penale nga prokuroria regjionale e Bernës dhe Policia Kantonale, shkruan bernerzeitung.ch.
Pensionisti i invaliditetit nuk ka pranuar vrasjen por janë shumë indikacione që e bëjnë të besueshme se ai është dorasi.
Si pacient që çalonte dhe për këtë merrte pensionin e invaliditetit, infermieres që punonte si asistente në ordinancën për reumatizëm, 53 vjeçari i kishte rënë në sy që kishte filluar të ecte normalisht. Sapo e ka parë se e kishin vënë re, ai kishte filluar sërish të çalonte, tregon nëna e infermieres së vrarë. Kështu, 38 vjeçarja tashmë e vrarë e kishte informuar mjekun përgjegjës për atë që kishte parë.
Nga pranvera e vitit 2012 ka filluar procedura hetimore ndaj serbit. Fakti se më 10 dhjetor (javën e kaluar) infermierja e kishte terminin për të dëshmuar ndërsa më 1 tetor ajo ishte vrarë, çon në dyshimin e bazuar se ai duhet të jetë vrasësi, shkruajnë gazetat zvicerane.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











