Lajme
Serbia arreston dy policë kosovarë
Policët e arrestuar janë Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri
Policia e Serbisë, të shtunën në orën 10.30, ka arrestuar në rajonin e Merdarit dy policë të Kosovës. Këta policë, sipas medieve serbe “kanë hyrë ilegalisht në Serbi. Policët e arrestuar kanë qenë të armatosur me dy pushkë automatike, dy revole dhe aparaturë speciale për matjen e largësisë”, citojnë mediet në fjalë ministrin e brendshëm serb, Ivica Dacic,
“Të arrestuar janë Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri”, ka thënë Dacic. Ai këtë njoftim e ka dhënë në konferencën e organizuar për këtë rast, pas takimit me familjet e pjesëtarëve të MUP-it serbë të arrestuar më 25 shkurt në Kosovë e të liruar sot.
Sipas tij, ata kanë shkelur marrëveshjen ushtarako-teknike të Kumanovës, të vitit 1999. Ai ka thënë se ka ftuar UNMIK-un, KFOR-in dhe EULEX-in që të sqarohen për këtë rast, duke theksuar se secili që e “shkelë marrëveshjen e Kumanovës do të privohet nga liria”.
Lidhur me arrestimin kanë reaguar përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, si presidentja Jahjaga, ministri i brendshëm Bajram Rexhepi etj. Ata e kanë dënuar arrestimin duke e quajtur atë shkelje të ligjit dhe të integritetit territorial të Kosovës.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë










