Lajme
Serbia bojkoton konferencën në SHBA për shkak të pranisë së Thaçit
Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Tomas Countryman ka thënë se është porosi e gabuar që Beogradi e dërgon me bojkotin e konferencës
Zyrtarë të SHBA-ve janë të zhgënjyer sërish me Serbinë. Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Tomas Countryman ka thënë se është porosi e gabuar që Beogradi e dërgon me bojkotin e konferencës së liderëve politikë dhe afaristëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor me partnerët potencialë nga SHBA-të për shkak të pranisë së Kosovës.
Qeveria federale e shtetit Meriland, në emër të administratës së SHBA-ve do të organizojë me 23 dhe 24 mars në Baltimor një samit të liderëve politikë dhe afaristëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor me partnerët aktualë dhe partnerët potencialë nga fuqitë udhëheqëse ekonomike në botë, ku të marrin pjesë të gjithë liderët e ftuar të rajonit, ndërsa nga Kosova do të jetë kryeministri Hashim Thaçi.
Por, atje nuk do të jenë krerët serbë – presidenti Boris Tadic dhe kryeministri Mirko Cvetkoviq, ndërsa nuk është e sigurt nëse do të marrin pjesë edhe biznesmenë nga Serbia.
“Me këtë bojkot politika ngritët mbi ekonominë dhe zvogëlon atë që dukej si tentim i sinqertë i Beogradit dhe Washingtonit që mes nesh të ndërtohen marrëdhënie më të mira ekonomike”, ka thënë Countryman.
Sipas tij, bojkoti i konferencës, si dhe kthimi i biznesmenëve serbë nga pjesëmarrja në këtë konferencë, së bashku me qindra biznesmenë dhe investitorë nga SHBA-të dhe Ballkani Perëndimor, dëshpëron, jo vetëm si çështje politike, por edhe si çështje ekonomike në kohën kur SHBA-të, siç ka theksuar zëvendëspresidenti Biden gjatë vizitës në Beograd në vitin 2009, duan të ndërtojnë lidhje ekonomike dhe afariste me Serbinë.
Nikoqirët amerikanë janë të dëshpëruar nga Beogradi zyrtar, ngase në praktikë autoritetet serbe në kohën e fundit, ku do që ka takime të tilla ndërkombëtare, po bojkotohen për shkak se në listë gjenden edhe përfaqësues të Kosovës.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm












