Lajme
Serbia, me plan të ri për bisedimet me Kosovën
i delegacionit serb i cilësoi si shumë delikate çështjet e diskutuara me delegacionin e Kosovës
Beogradi zyrtar bën plan të ri për bisedimet me Prishtinën. Shefi i delegacionit negociator të Serbisë, Borko Stefanoviq, ka diskutuar me presidentin Tadiq për hapat e mëtejmë në dialogun me Kosovën të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Në takim, po ashtu, të pranishëm ishin edhe ministri i jashtëm, Vuk Jeremiq, dhe ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviq. Kryenegociatori serb deklaroi pas takimit se u diskutuan mënyrat e reagimit lidhur me hapat e ardhshëm që mund të marrë secila nga palët e përfshira.
“Nuk dua të nxjerr informacione, por hartuam një skenar deri në detaje për lëvizjet në të ardhmen si dhe për propozimet e ndryshme”, tha Stefanoviq.
Ai shtoi se “gjërat janë shumë urgjente dhe çdo lëvizje e njëanshme në Kosovë mund të vërë në pikëpyetje gjendjen e brishtë të sigurisë”. Shefi i delegacionit serb i cilësoi si shumë delikate çështjet e diskutuara me delegacionin e Kosovës, përfshirë këtu çështjen e kartave të identitetit dhe pasaportave, lirisë së lëvizjes, furnizimin me energji elektrike për serbët në Kosovë si dhe telefoninë mobile.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











