Lajme
Serbia “mund” të prodhojë këtë vit vaksinën ruse kundër COVID-19
Serbia mund të ketë kapacitete për të prodhuar vaksinën ruse kundër koronavirusit Sputnik V deri në fund të këtij viti, ka thënë ministri serb pa portofol Nenad Popoviq.
Ai i ka bërë këto deklarata të enjten pas një takimi me një grup ekspertësh nga Rusia, të cilët kanë vizituar Beogradin për të analizuar kapacitetet e këtij vendi për të prodhuar vaksinën.
“Për cikël të plotë të prodhimit.. kjo gjë mund të marrë deri në nëntë ose 10 muaj”, u ka thënë Popoviq gazetarëve, duke shtuar se vaksina nuk do të shpërndahet vetëm brenda Serbisë, “por edhe në rajon dhe në gjithë Evropën”, shkruan Rel, përcjell Albinfo.ch.
Më herët gjatë ditës, Popoviq ka thënë se Serbia duhet të blejë pajisjet e nevojshme për të nisur prodhimin e vaksinës Sputnik V.
“Ka mungesa të mëdha të këtyre pajisjeve në botë”, ka thënë ai.
Javën e kaluar, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shteti që ai udhëheq do të investojë sado që duhet për të nisur prodhimin e brendshëm të vaksinës ruse.
Nën programin shtetëror të vaksinimit, serbët tani mund të vendosin nëse dëshirojnë të vaksinohen me vaksinë të kompanive, Pfizer/BioNTech, atë kineze të kompanisë Sinopharm, apo atë ruse.
Me rreth 8 për qind të popullsisë së vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, Serbia është një prej vendeve me shkallën më të lartë të vaksinimit në botë, duke qëndruar mbrapa, Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.
Këtë javë, Serbia ka pranuar 500,000 doza të vaksinës kineze dhe 50,000 të asaj ruse.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












