Lajme
Serbia nuk lëshon pe për vulat doganore dhe librat amë
Kryesuesi i delegacionit serb, Stefanoviq, ka thënë se Serbia është e gatshme të japë vetëm kopje të librave amë
Edhe në përballjen e dytë të drejtpërdrejtë midis delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit, që do të mbahet nesër në Bruksel, nuk pritet të ketë ndonjë hap përpara, edhe pse të dy palët shkojnë me optimizëm.
Një ditë para nisjes në Bruksel, shefi i delegacionit serb Borislav Stefanoviq ka thënë se për Serbinë nuk është e pranueshme vula doganore e Kosovës në formën e tanishme dhe se Serbia nuk mund t’ia dorëzojë Kosovës librat amë që nga Kosova janë bartur në Serbi pas bombardimeve të NATO. Sipas tij, nëse dorëzohen kët libra, atëherë kjo do të thoshte ikje nga sovraniteti i Serbisë në Kosovë. Ai ka thënë se Serbia është e gatshme të japë vetëm kopje të librave amë.
Ndërsa, problemi i targave të automjeteve, të cilat nuk i pranon Prishtina, nuk do të jenë temë e raundit të dytë të dialogut.
“Ne po përgatisim propozim evropian shumë cilësor, i cili do të t’u mundësojë serbëve në Kosovë që të kenë targa normale të automjeteve, që të shfrytëzojnë pa frikë automjetet e tyre”, ka thënë Stefanoviq.
Ndërkohë delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë dialogun për librat amë, vulën e doganës dhe çështjet e energjetikës apo të furnizimit të enklavave serbe me rrymë.
Sipas medieve në Kosovë, dialogu nuk do të prodhojnë një marrëveshje të madhe, por Brukseli synon nxjerrjen e një dokumenti për çështjen për të cilat pajtohen palët.
Ndërmjetësi Robert Cooper ka vizituar rajonin menjëherë pas përfundimit të raundit të parë dhe kjo, sipas analistëve, tregon interesimin e Brukselit që ky proces të prodhojë sa më shpejt rezultate.
Burime të gazetës Express kanë bërë të ditur se kryesuesja e delegacionit të Kosovës, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, tashmë u ka bërë ofertë opozitarëve “për t’ua dërguar nga një person” në bisedimet me Serbinë. Kjo ofertë megjithatë ka shkaktuar nervozë në disa parti opozitare, të cilat shprehen të pakënaqura për mënyrën se si zëvendëskryeministrja ka bërë këtë ofertë pa ndonjë marrëveshje më precize.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













