Lajme
Serbia, për anëtarësimin e Kosovës në OSBE?
Anëtarësimi i Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare do të mund të kontribuonte në dialogun Prishtinë-Beograd
Përfaqësuesja e përhershme e Serbisë në OSBE, Miroslava Beham, ka deklaruar se “Serbia beson që është mirë nëse Kosova do të anëtarësohej në organizata rajonale dhe ndërkombëtare”.
Sipas të së përditshmes serbe “Pravda”, kundërshtare e fuqishme e pavarësisë së Kosovës, e cila ka zbuluar fjalimin e ministres në një seancë të mbajtur ditë më parë të këtij organi (OSBE), Beham ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare do të mund të kontribuonte në dialogun që po zhvillohet në mes të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel. Fjalimi i saj i parapriu fjalimit të përfaqësuesit të SHBA-ve në OSBE, i cili insistoi që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë, transmeton “Zëri” shkrimin e kësaj gazete.
Ndërkaq, analisti politik, Dejan Vuk Stankoviq, ka thënë se qëndrimi i saj rreth Kosovës, nuk përkon me atë të qeverisë së vendit.
Analisti tjetër serb, Branko Radun, ka theksuar se fjalët e ambasadores janë skandaloze dhe se kjo mund të nënkuptojë se Beogradi në të ardhmen mund ta merr parasysh njohjen e Kosovës.
Mirëpo, ish-ambasadori serb në Paris, Predrag Simiq, ka thënë se nëse kjo deklaratë është interpretuar saktë, atëherë kjo nënkupton një moment të ri të Beogradit në arenën ndërkombëtare
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













