Lajme
Serbia prish ujdinë për lëvizjen e lirë të automjeteve
Kjo marrëveshje ishte paraparë të hynte në fuqi të premten (nesër) më datë 24 korrik, por anulimi është bërë “pasi pala serbe nuk ka arritur të bëjë përgatitjet e duhura të nevojshme për zbatimin e saj
Zyra e ministres për Dialog, Edita Tahiri, përmes një njoftimi që ua ka dërguar medieve të enjten pasdite, ka bërë të ditur se është anuluar Marrëveshja e Mirëkuptimit për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve të automjeteve e nënshkruar në Bruksel më 23 qershor në mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo marrëveshje ishte paraparë të hynte në fuqi të premten (nesër) më datë 24 korrik, por siç thuhet në njoftim, anulimi është bërë “pasi pala serbe nuk ka arritur të bëjë përgatitjet e duhura të nevojshme për zbatimin e saj”.
Kabineti i ministres Tahiri ka deklaruar se pasi janë të nevojshme të dyja palët për realizimin e kësaj marrëveshje, janë të detyruar që zbatimin e marrëveshjes ta shtyjnë për një kohë të pacaktuar.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se takimi për të diskutuar rreth kësaj marrëveshjeje do të mbahet me datën 5 gusht në Bruksel.
Menjëherë, pas njoftimit se zbatimi i marrëveshjes është anuluar, ka reaguar Rrahim Pacolli nga Shoqata e Kompanive të Sigurimeve të Kosovës. Ai ka thënë se mos zbatimi i ujdisë të arritur më parë tregon se sa jo serioze është Serbia.
Ndryshe, kjo marrëveshje parashihte që qytetarët e Kosovës do të mund të pajiseshin me policat e reja të sigurimit MTPL nëpër kompanitë e sigurimeve të Kosovës dhe me to të udhëtonin nëpër territorin e Serbisë.
Kjo marrëveshje, ndërkaq, në masë të madhe do t’i zvogëlonte shpenzimet e kalimit të kufirit, për qytetarët e Kosovës, sepse do të aplikonte tarifa të njëjta sikurse me Maqedoninë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












