Lajme
Serbia që 12 vjet mban thesarin e trashëgimisë kulturore të Kosovës
Ministria e Kulturës dhe Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore nuk kanë qasje të njëjtë për mënyrën e kthimit e artefakteve arkeologjike dhe etnologjike, të cilat Serbia ia mori Muzeut të Kosovës qysh në vitin 1999.
Drejtoresha ekzekutive e KKTK-së, Xhejlane Hoxha, ka bindjen se me bisedime artefaktet nuk kthehen.
Sipas saj, Kosova duhet të ngrejë padi ndaj atyre që u zotuan se do të kthejnë artefaktet. E zyrtarë të MKRS-së thonë se bisedimet janë hapi i parë dhe se besojnë se do të japë rezultat. Në të kundërtën ata thonë se do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e padisë ndaj Serbisë.
Për kthimin e më se një mijë e 500 artefakteve, ata thonë se kanë një strategji. Por e mbajnë sekret. Hoxha thotë se ajo strategji do të duhej të jetë e hapur për publikun. Ajo ka edhe një tjetër vërejtje serioze për MKRS-në, kur bëhet fjalë për artefaktet, shkruajnë mediat në Prishtinë.
Ajo thotë se është e pafalshme që Ministria nuk e ka futur në listë të trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme edhe thesarin arkeologjik dhe etnologjik të Kosovës.
Përgjigja e Ministrisë për këtë është se Muzeu posedon dokumentacionin për këtë thesar.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












