Lajme
Sërish kolona, tash gjatë kthimit të mërgimtarëve nga pushimi
Derisa gjatë ardhjes pritjet ishin në anën serbe, tash ndodh e kundërta, pritjet bëhen në anën e Kosovës, kryesisht për neglizhencën e autoriteteve serbe
Bashkatdhetarët kosovarë po vazhdojnë të presin gjatë në pikëkalimet kufitare Kosovë-Serbi edhe me rastin e kthimit të tyre në vendet e punës. Derisa gjatë ardhjes pritjet ishin në anën serbe, tashmë ka ndodhur e kundërta, pritjet po behën në anën e Kosovës, por kryesisht për neglizhencën e autoriteteve serbe.
Të mërkurën pasdite dhe të enjten në mesditë, pritjet në pikëkalimin e Merdares kanë qenë deri dy orë, ndërsa gjatë vikendit ka mundësi që pritjet të jenë edhe më të gjata, sepse fluksi për t’u kthyer mbrapa është më i madh.
Vonesat gjatë kalimit në kufi, kryesisht bëhen nga policia kufitare serbe, për shkak të disa formularëve që duhet t’i plotësojnë qytetarët e Kosovës, që udhëtojnë me letërnjoftim të lëshuar nga Ministria kosovare e Punëve të Brendshme.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se pala kosovare i ka shtuar kapacitetet nëpër të gjitha pikat kufitare, si dhe kanë thjeshtuar procedurat për qytetarët e diasporës për t’i shmangur pritjet e gjata.
“…kjo po krijohet si pritje për shkak të fluksit të madh të automjeteve e njëkohësisht edhe procedurave, që pala serbe aplikon në plotësimin e dokumentacioneve. Gjë që, në njëfarë mënyre, po shkakton edhe pritjet nganjëherë të gjata për bashkatdhetarët tanë”, ka thënë për TCH. Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ndrydhe, autoritetet e Kosovës iu kanë bërë thirrje bashkatdhetarëve kosovarë që t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjerat kufitare me Serbinë, Muçibabën dhe Mutivodën për t’iu ikur kolonave të gjata. Ndryshe, kolonat zakonisht krijohen në pikëkalimin e Dheut të Bardhë dhe në Merdar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












