Kosova
Sërish shkarkime në RTK, kësaj radhe shkarkohet zv.drejtori gjeneral, Mentor Shala
Bordi i RTK’së ka aprovuar propozimin e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj, për shkarkimin e Mentor Shalës nga pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së.
Në vend të Mentor Shalës, u.d. i zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së është emëruar Arsim Halili. Ky i fundit, vite më parë në cilësi të sindikalistit, bashkë me shumë redaktorë e gazetarë të RTK-së kishte protestuar kundër censurës gjatë kohës kur RTK udhëhiqej nga Mentor Shala.
Halili pas përballjes me shumë komisione disiplinore u degradua nga detyra e redaktorit nga ana e Mentor Shalës, i cili atëherë ishte drejtor gjeneral.
Ndërkohë që për arsyet e shkarkimit të Mentor Shalës, Bordi dha edhe arsyetimet.
“Bordi i RTK-së aprovoi propozimin e z. Shkumbin Ahmetxhekaj, Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në RTK, për shkarkimin e z. Mentor Shala nga pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së”, thuhet në njoftim.
““Z. Shala gjatë kohës së kryerjes së detyrave në RTK, në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsëritur ka shkelur Ligjin për RTK-në dhe Rregulloret e Brendshme të RTK-së, qoftë duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe aktet e brendshme apo duke mos ruajtur paanshmërinë”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm për shkarkim që e ka aprovuar Bordi, transmeton Albinfo.ch.
Pas shkarkimit ka reaguar Mentor Shala, i cili ka shkruar se ka qenë vendim i pritur.
“Bordi i RTK-së me propozimin e U.d. të Drejtorit të Përgjithshëm paska marrë vendim të më shkarkoj nga pozita e zv/Drejtorit Gjeneral. Ishte vendim i pritshëm, e për arsyet pse ishte i pritshëm, do të flasim diku tjetër!
Unë e falënderoj të gjithë stafin e RTK-së për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi pasë për tërë periudhën time menaxheriale që prej vitit 2010. Me ndihmën dhe përkrahjen e kolegëve të RTK-së dhe pa ndihmën e askujt, madje me presionin e tmerrshëm të politikës, si opozitë e pushtet, ne arritëm ta zhvillojmë RTK-në. Pa asnjë cent më shumë ne hapëm kanalin në gjuhën serbe, RTK2, duke u bërë institucioni i vetëm në Kosovë që integroi tërësisht serbët e Kosovës. Hapëm kanalin RTK3 dhe RTK4 duke krijuar kështu hapësirë prej 98 orësh për stafin kreativ të RTK-së. Në mungesë të mbështetjes së shtetit, ne transformuam garazhat dhe depot e RTK-së në redaksi dhe studio televizive. Nga 2 sa ishin, i bëmë 6 studio televizive”, ka shkruar mes tjerash Shala.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër














