Shkurt.ch
Sërish tërmet i shkaktuar nga shpimet gjeotermike
Dridhja ka ndodhur në thellësinë prej 4000 metrash, disa qindra metra pranë shpimit për energji gjeotermike që po bëhet në perëndim të qytetit St. Gallen
Në St. Gallen sërish është regjistruar një dridhje e tokës. Fuqia e tërmetit kësaj here ka qenë 2.0 shkallë të Richterit.
Dridhja ka ndodhur në thellësinë prej 4000 metrash, disa qindra metra pranë shpimit për energji gjeotermike që po bëhet në perëndim të qytetit St. Gallen.
Pasi që edhe muaj më parë kanë ndodhur disa dridhje të ngjashme në regjionin rreth shpimeve në fjalë, autoritetet e vejnë në lidhje këtë tërmet me tronditjen e tokës që shkaktojnë punimet në shpimet e tilla të thella. Përkundër kësaj, punimet në projektin gjeotermik kanë vazhduar si më parë, shkruan st.galler.tagblatt.
Aktualisht janë duke u bërë përgatitjet për testimin e planifikuar të produksionit gaz – ujë në sipërfaqen e tokës. Projekti ishte ndërprerë përkohësisht kur, nga fundi i korrikut të këtij viti kishte ndodhur një tërmet i fuqisë 3.5 shkallë të richterit që besohet të jetë shkaktuar nga këto punime.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











