Shkurt.ch
SGB: Ja përse jemi për caktimin e pagës minimale
SGB ka prezantuar kërkesat e saj një ditë pas publikimit të studimit mbi pagat në Zvicër, studim ky që dëshmon për diskriminimin në rrafshin gjinor
Federata e Sindikatave të Zvicrës SGB e ka publikuar sot arsyetimin e saj lidhur me fushatën për t`i thënë Po iniciativës për pagën minimale.
Në këtë arsyetim veç tjerash thuhet se në rast të fitores së iniciativës, femrat do të trajtohen në mënyrë më të barabartë se aktualisht. Siç dihet, sipas të gjitha statistikave, femrat për punën dhe nivelin e njëjtë profesional paguhen dukshëm më pak se meshkujt, njofton SGB.
Por, në afat më të gjatë nevojitet shumë më tepër kontrollim dhe transparencë në mënyrë që ndërmarrjet t`i paguajnë femrat njësoj sikur meshkujt.
SGB ka prezantuar kërkesat e saj një ditë pas publikimit të studimit mbi strukturën e pagave në Zvicër, studim ky që dëshmon për diskriminimin në rrafshin gjinor. Bëhet fjalë për një dallim prej 18.9 për qind në mes të meshkujve dhe femrave.
Më 18 maj zviceranet me të drejtë vote do të votojnë në referendum lidhur me iniciativën për pagën minimale.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











