SH.K.A “DARDANIA” feston Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Festa mbahet më 18 shkurt 2012 dhe fillon nga ora 19:00, në Mehrzweckhalle, Schulstrasse 24. 8442 Hettlingen-Winterthur.
Të nderuar anëtarë të shoqërisë, simpatizantë dhe dashamirë të kulturës, traditës sonë kombëtare,
Të nderuara mjete të informimit, si gazetat, portalet elekrtonike,
Të nderuara shoqata, institucione shtetrore, shoqëri kulturore, intelektualë, prindër dhe gjithë juve që po ju drejtohemi.
Të nderuar bashkatdhetarë,
SH.K.A “DARDANIA”, në vazhdimësi të traditës së shënimit të festave kombëtare dhe shtetërore, edhe këtë vit do ta kremtojë festën e Pavarësisë së Kosovës, së bashku me ju.
Këtë manifestim do ta zbukurojnë anëtarët e Shoqëris Kulturore dhe Artistike “Dardania” me këngë dhe valle artistike,
Mandej në bashkëpënim me grupin teatral “AKTRIMI” nga Zürichu do të ketë pika humori dhe skeqe.
Do të ketë recitime nga grupi i fëmijëve dhe i të rriturve.
Pas pjesës artistike do të ketë këngë dhe valle festive, nën përkujdesjen e Ruzhdi Hajrizit dhe Arbër Jetullahut.
Festa mbahet më 18 shkurt 2012 dhe fillon nga ora 19:00, në Mehrzweckhalle, Schulstrasse 24. 8442 Hettlingen-Winterthur.
Më saktësisht dhe me sqarim të plotë po ju dërgojmë plakatin dhe hartën e vendit ku mbahet festa e katërt e Pavarësisë së Kosovës.
Ju dëshirojmë nga zemra mirëseardhje:
Stafi realizues i festës së Pavarësisë së Kosovës,
SH.K.A ” DARDANIA”
Oststrasse 33
8400 Winterthur
www.dardania95.ch
Tel: 079 672 41 82
Fax: 052 243 11 93
Të tjera nga
E-Diaspora
-
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin Arben Myftari pas dekadash karrierë në agjenci të ndryshme ndërkombëtare ka krijuar studion e tij për... -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë Safety Home GmbH, platforma zvicerane e specializuar në sigurimin e pronave në Kosovë, ka vendosur që... -
Kanë rrahur politikanin e SVP-së: Arrestohen tre veta – njëri prej tyre, kosovar -
Një vit kontrastesh për bujqësinë zvicerane -
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes në Zvicër -
Cilat do të jenë kursimet dhe shpenzimet shtesë të familjeve në vitin 2026?











