E-Diaspora
Shaqiri & Co pa Xhakën kundër Lituanisë
Për ndeshjet e radhës nga gara e kualifikimeve për Kampionatin Evropian, përzgjedhësi Petkoviq ka ftuar pesë futbollistë shqiptarë në përfaqësuesen e Zvicrës. Skuadrës do t‘i mungojë Xhaka
Në listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Euro 2016 kundër Lituanisë, dhe miqësoren me Poloninë figurojnë pesë futbollistë shqiptarë: Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri, Pajtim Kasami dhe Admir Mehmedi.
Skuadrës zvicerane do t’i mungojë i lënduari Granit Xhaka.
Mesfushori kosovar, për shkak të lëndimit nuk është ftuar nga selektori i Zvicrës, Vladimir Petkovic
Xhaka që luan për Borussia Monchengladbach ka pësuar lëndimin në një ndeshje të fazës finale kundër Bayern Munich në një duel me Robert Lewandowskin e Polonisë.
Më 15 nëntor në St.Gallen Zvicra do të luajë ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Lituanisë. Ndërsa tri ditë më vonë do të luajë kundër Polonisë në Wroclaw.
Ekipi:
Portierët: Yann Sommer (Borussia Moenchengladbach), Roman Buerki (Freiburg), Marwin Hitz (Augsburg), Yvon Mvogo (Young Boys)
Mbrojtësit: Stephan Lichtsteiner (Juventus), Steve von Bergen (Young Boys), Fabian Schaer (Basel), Philippe Senderos (Aston Villa), Johan Djourou (Hamburger SV), Francois Moubandje (Toulouse), Fabian Lustenberger (Hertha Berlin), Ricardo Rodriguez (Wolfsburg), Silvan Widmer (Udinese)
Mesfushorët: Valon Behrami (Hamburger SV), Blerim Xhemaili (Galatasaray), Gokhan Inler (Napoli), Gelson Fernandes (Rennes), Fabian Frei (Basel), Pajtim Kasami (Olympiakos), Valentin Stocker (Hertha Berlin), Xherdan Shaqiri (Bayern Munich)
Sulmuesit: Josip Drmic (Bayer Leverkusen), Haris Seferovic (Eintracht Frankfurt), Admir Mehmedi (Freiburg), Marco Schoenbaechler (Zürich)
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Zvicra nisë një fushatë parandaluese: kontakte të dobishme në rast dhune -
Bashkimi familjar në Gjermani: Sa ishin nga Kosova e Shqipëria -
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Qyteti i Lozanës rrit përkohësisht pritjen emergjente për të pastrehët -
Nga 1 janari, do të jetë e mundur të plotësohen boshllëqet në kontributet për shtyllën e 3-të -
Shërbimi vullnetar zviceran i transportit të njerëzve sjell 9,100 njerëz të sigurt në shtëpi -
Fishekzjarrët e Vitit të Ri janë të rrallë në Zvicër













