Sport
“Shaqiri është më e mira që mund t’i ndodhte Bayern-it”
Në sezonin e fundit Bayerni humbi të gjitha rastet. Tash kanë krijuar një vetëbesim të ri dhe po e kryesojnë tabelën. Günter Netz dhe ekspertë të tjerë sqarojnë se çka qëndron prapa tërë kësaj.
“Bundesliga nuk është kocert dëshirash. Shumë më tepër është një shkritore”, thoshte Adrian Nikçi i Hamburg-ut në një intervistë të javës së kaluar për “Tagesanzeiger.ch/Newsnet”. Edhe Xherdan Shaqiri në Bayern duhet t’i shtrëngojë dhëmbët dhe të dëshmohet çdo ditë. Në të vërtetë, internacionalisti nga Bazeli nuk është gjithmonë zgjedhja e parë e trajnerit të tij, Jupp Heynckes. Ai qëndroi në bankën e rezervistëve në ndeshjen për ligën e kampionëve kunër Valenicas dhe në ndeshjen kampionale kundër Schalke-s. Por këto goditje nuk e destabilizuan bazelasin, i cili priti me durim shansin e dhënë të martën në ndeshje si vendës me Wolfsburg-un, shans të clin ai e shfrytëzoi pa u hamendur. Vetë reprezetuesit Thomas Müller dhe Toni Kroos, realizatorë të dy golave në ndeshjen e fituar të shtunën 2:0 me Schalke-n, nuk ishin në njëmbëdhjetëshin e parë kundër Wolfsburg-ut, bile Müller s’ishte fare as në bakën e rezervistëve.
“Shaqiri do të aktivizohej në çdo ekip tjetër”
Shaqiri u kthye dhe shfrytëzoi në mënyrën më mbresëlënëse shansin dhe e falënderoi trajnerin për besimin e dhënë. Kundër Wolfsburgut, si organizator i lojës, i vendosur menjëherë pas qendërsulmuesit Mamdzukic, bëri një lojë të jashtëzakonshme dhe mori notat më të mira në shtypin gjerman. Zotshtëpitë e fushës ishin dominues të plotë të portës së portierit zviceran, Diego Benaglio. Këtë e vërtetojnë edhe numrat: 25:4 gjuajtjet në portë, 10: 2 gjuajtjet nga këndi. Rekordmenët gjermanë të titullit të kampionit ia arritën që pas sezonit të dështuar të vitit të kaluar të kenë një start të ëndërruar këtë vit. Munihasit pas pesë rundeve kryesojnë tabelën. Pas fshehtësisë së suksesit qëndron edhe Xherdan Shaqiri. Dieter Höness, vëllai i kryetarit të Bayerni-t, Uli Höness, tha në “Doppelpass” në Sport 1: “Bayerni ka sa i përket gjithëpërfshirjes më shumë kualitet. Ata mund ta fusin në njëmbëdhjetëshin e parë pa problem edhe një Xherdan Shaqir”. Edhe eksperti i ARD-së, Beckmann, është i bindur nga kualitetet e sulmuesit nga Baseli. “Shaqiri do të aktivizohej në çdo ekip”, tha Beckmann pas ndeshjes kundër Wolfsburg-ut.
“Presioni i Shaqirit mbi yjet e bën Bayernin të fortë”
“Shaqiri është më e mira që mund t’i ndodhte Bayern-it”, thotë eksperti nga Cyrihu Erich Vogel. Cyrihasi është i entuziazmuar nga bazelasi i vogël. “Ai ka krijuar tashmë një nivel të lartë në ekip”. 20-vjeçari Shaqiri është për moshën e tij shumë larg dhe shumë i pjekur. “Ai sillet në mënyrë shumë suverene dhe të mençur si me bashkëlojtarët e ekipit, ashtu edhe me mediumet”, thotë Vogel. Shaqiri është bërë një i dashur i vërtetë i publikut në Munih. “Bayerni me Shaqirin zënë tipin ideal. Ekipet e tjera që hezitonin për ta marrë pse nuk ishin plotësisht të bindura për cilësitë e tij, janë vetë fajtore”. Shaqiri përshtatet për mrekulli në sistemin rotacional të trajnerit Jupp Heynckes. Ai është i papreokupuar dhe i spurdhjak. Nuk ka frikë nga emrat e mëdhenj, paraqitet me vetëbesim në trajnim dhe në lojë. “Presioni i Shaqirit mbi yjet e bën Bayerni-in sërish kaq të fortë. Ata nuk janë më të varur nga të mirat dhe të ligat e Ribéry-s dhe të Robben-it”, thekson Vogel. “Heynckes është një trajner me përvojë. Ai i mban në disponim edhe lojtarët të cilët mbesin në bankën rezervë për shkak se nuk përshtaten në parimin e tij rotacional, sepse ua bën me dije argumente për masat e ndërmarra. ” (…) Edhe yjet e mëdhenj që kur luan Shaqiri në Munih janë të detyruar t’i japin me tërë forcën.”
Netzer-i çuditet me Shaqirin
“Është e habitshme se si Shaqiri në një kohë kaq të shkurtë është zhvilluar kaq pozitivisht”, thotë kampioni botëror dhe evropian, Günter Netzer. Ai nuk ka dyshuar asnjëherë në cilësitë futbollistike të zviceranit. “Unë kam pasur gjithmonë shpresë, por nuk kam qenë krejt i sigurt se a do të aktivizohet në Munih që nga fillimi”. Por tash Shaqiri e ka bindur edhe për diç më të mirë. (…)” Shaqiri nuk është arrogant dhe as mendjemadh. Ai është thjesht i papreokupuar, i qaset me konsekuencë rrugës së tij. E ka parasysh se përreth ka yje, por nuk ndikohet nga kjo. Këtë e merr seriozisht me një qetësi stoike”. “Shaqiri është bërë edhe për më se të mëdhenjtë një konkurrent i vërtetë”. Kjo e nxit konkurrencën në ekip dhe i jep krahë tërë ekipit”.
“Shaqiri mund të bëhet bile edhe më i dashuri i publikut”
Ciriaco Sforza, ish-organizatori i lojës së Bayerni-t, ishte skeptik se a do të mund t’ia dalë fare Shaqiri në asamblenë e yjeve. (…) Tash Sforza është i gëzuar që bazelasi është integruar kaq shpejt. (…) “Nëse ai edhe më tej vepron kështu, me mënyrën e tij spektakulare të luajtjes së futbollit dhe me paraqitjet e tij simpatike edhe jashtë fushës së futbollit, mund të bëhet një i dashur absolut i publikut të Munihut”.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus Më shumë se shtatë muaj pas arrestimit të tij në kantonin Thurgau, një person i dyshuar... -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër -
“Monedhat më të vjetra” të Zvicrës gjenden pranë një moçali -
Partitë e qendrës së djathtë janë të ndara mbi iniciativën e neutralitetit












