Sport
Shaqiri mbetet në Basel deri në verë
Shaqiri, 19-vjeçar, ka thënë se do të mbetet te kampioni zviceran, Baseli, të paktën deri në verë
Futbollisti kosovar Xherdan Shaqiri ka mohuar të jetë takuar me drejtorin sportiv të Bayern Muenchenit, Christian Nerlinger. Ai thekson se gjatë kohës për të cilën thuhet se është takuar me Nerlingerin, ka qenë në Londër për pushime. Shaqiri, 19-vjeçar, ka thënë se do të mbetet te kampioni zviceran, Baseli, të paktën deri në verë.
“Në atë kohë unë isha në Londër. Unë kam qenë me vëllanë tim për të blerë dhurata për Krishtlindje. Nuk ka ndodhur asnjë takim me Bayernin”, ka thënë Shaqiri për gazetën zvicerane “Blick”.
Edhe drejtori sportiv i Bayernit, në kohën për të cilën thuhet se u mbajt takimi, ishte në Angli. Nerlinger ishte në Manchester për të parë mbrojtësin anësor të Evertonit, Leighton Baines.
“Unë kam qeshur kur kam lexuar në internet për një takim të tillë. Unë do të luaj sigurisht deri në fund të stinorit te Baseli, ndërsa me këtë skuadër kam kontratë deri në vitin 2014. Me Baselin dua të bëhem kampion i Zvicrës. Këtë ua kemi borxh tifozëve”, ka thënë Shaqiri.
Trajneri i Baselit, Thorsten Fink, ka bërë thirrje te reprezentuesi i Zvicrës që të koncentrohet maksimalisht në lojën e tij, pasi vetëm kështu do të ecë përpara.
“Unë mjaft e kam shtyrë Shaqirin, tash duhet ai të tregojë veten. Vetëm me këtë mënyrë mund të mbijetojë një talent i ri”, ka thënë Fink.
Shaqiri është duke u kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane, përfshirë këtu Bayern Muenchenin, Barcelonën e Interin. Më herët Shaqiri kishte thënë se me kënaqësi do të kalonte te Bayerni në Bundesligën gjermane. Në mes të dhjetorit është shkruar për një takim të Shaqirit me Nerlingerin.
Gjilanasi, edicionin e kaluar fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Zvicrës me Baselin. Me përfaqësuesen e Zvicrës u paraqit në botëror.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë












