Sport

Shaqiri me numër 11 në Bayern

Xherdan Shaqiri zbulon në Facebook se me cilin numër do të luajë në Bayern Munchen

Futbollisti më i mirë i Zvicrës, shqiptari nga Kosova, ka bërë të ditur përmes rrjetit të tij social, Facebook se do ta mbajë numrin 11 në fanellën e Bayern Munchen, atë që deri më tani e kishte mbajtur përfaqësuesi kroat, Ivica Oliq, i cili ka kaluar tek skuadra tjetër gjermane, Wolfsburg.

Talenti kosovar, i cili luante në kampionatin zviceran për FC Bazelin, para dy muajsh arriti të nënshkruante marrëveshje me Bayern Munchen, ku do të luajë ne pozicionin e mesfushorit që nga sezoni i ardhshëm.