E-Diaspora
Shaqiri në Borussia, në vend të Götze-s?
Trajneri i Dortmundit. Jürgen Klopp në listën e tij të dëshirave ka dy futbollistë që do të plotësonin mungesën e Götze-s dhe Lewandowskit. Ata janë: Shaqiri dhe Mandzukic
Shaqiri mund të jetë një rast i mirë për të bërë “trampë” në mes të dy klubeve më të mëdha gjermane, Bayern dhe Borussia Dortmund. Siç shkruan Sport Bild, xhuxhi magjik fare lehtë mund të ndërrojë radhët duke shkruar në Borussia Dortmund ku do të zëvendësonte yllin gjerman të këtij klubi, Mario Götze, i cili sipas të gjitha gjasave do ta lëshojë Dortmundin për të kaluar në “skuadrën armike”, FC Bayern. Edhe ylli tjetër i Borussias, Lewandovski ndoedhet tashmë në listën e blerjeve të mëdha të kampionit të Ligës së kampionëve, FC Bayern.
Borussia Dortmund, sipas burimit në fjalë do të tregohej e gatshme për negociata me Bajernin në rast se klubi nga Munihu, veç shumës për Lewandowskin do të japë edhe njërin nga yjet e skuadrës. Ndërsa trajneri i Dortmundit. Jürgen Klopp në listën e tij të dëshirave ka dy futbollistë që do të plotësonin mungesën e Götze-s dhe Lewandowskit. Ata janë: Xherdan Shaqiri (për Götzen) dhe Mario Mandukic (për Lewandowskin).
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












