Lajme
Shaqiri: Nuk ka rivalitet mes meje dhe Robbenit
"Robben, kundër Gjermanisë me siguri nuk ka luajtur më së miri, por atij i duhen bashkëlojtarë të mirë për të zhvilluar lojë të mirë".
Lojtari tashmë i Bajernit të Munihut, Xherdan Shaqiri është duke e ndjekur Kampionatin Evropian si shikues i zakonshëm, përmes transmetimeve televizive. Ai ka thënë se shpreson që titullin e kampionit ta fitojë Gjermania. “Është dëm që ne me Zvicrën nuk u kualifikuam” ësjtë shprehur Shaqiri.
Ai ka folur edhe për konkurrencën që po e proklamojnë disa medie, në mes të tij dhe yllit holandez të Bajernit, Arien Robben. Ato me këtë rast thirren në formën jo shumë të mirë të këtij të fundit në Evropianin 2012. Për Shaqirin, një rivalitet i tillë nuk është temë reale. Ai ka vetëm lëvdata për kolegun e tij më të vjetër.
“Robben, në ndeshjen kundër Gjermanisë me siguri nuk ka luajtur më së miri, por edhe skuadra si tërësi nuk ka qenë në nivel. Robben-it i duhen bashkëlojtarë të mirë për të zhvilluar lojë të mirë. Nëse bashkëlojtarët nuk janë të mirë, atëherë nuk mund të jetë i mirë as Robben. Por ai është një super lojtar”, ka thënë Shaqiri dhe është shprehur i lumtur që së shpejti do të takohet në Bajern me Robbenin.
Kjo pritet të ndodhë më 3 korrik, kur Bajerni fillon stërvitjet për sezonin në vijim. Ndërsa Shaqiri do të shpërngulet në Munih gjatë ditëve të ardhshme. “Do të më mungojë Zvicra”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











