Sport
Shaqiri shënon dy gola në fitoren 15:0 ndaj amatorëve
“Për ne ishte një stërvitje emirë ndërsa për çunat në anën tjetër, një përjetim i jashtëzakonshëm”. Kështu e ka përshkruar trajneri Heynckes ndeshjen e djeshme që FC Bayern e ka fituar me rezultatin 15:0 kundër një skuadre amatore. Skuadra ka qenë e krijuar aty për aty, e përbërë nga 28 të rinj që kishin fituar në një kasting të bërë enkas për të luajtur kundër FC Bayernit.
Në një ndeshje të luajtur para 12.200 shikuesve, skuadra me nam e Bajernit nuk i ka dhënë asnjë shans amatorëve të rinj. Dhe këtë e tregon më së miri rezultati 15:0.
Në këtë breshëri golash dy herë ka shënuar edhe xhuxhi magjik, Xherdan Shaqiri, i cili ka luajtur në repartin e sulmit, pjesën e parë, krahas Robben-it, Müller-it dhe Mandzukic-it. Golin e parë, që ka ngritur rezultatin në 5:0, Shaqa e ka shënuar nga 20 largësia metra dhe ka rënë në sy për bukurinë e tij.
Më tepër gola se Shaqiri kanë shënuar vetëm Mario Gomez (5) dhe Thomas Müller (3).
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me ngadalësim ekonomik në 2026 Zvicra pritet të përjetojë një ngadalësim të rritjes ekonomike në vitin 2026, sipas parashikimit më të... -
Black Friday shkakton humbje të mëdha për tregtarët në Zvicër -
Frangu zviceran mbetet i fortë! -
Trenat në Zvicër më të mbushur se kurrë në ditët para festave -
Çmimet e sigurimeve të makinave në Zvicër po rriten për shkak të kostove të riparimeve












