Lajme
Sharrë brenda burgut, shkarkohen 11 zyrtarë
Sipas policisë shqiptare, sharra ishte futur në qelinë e të burgosurit Dan Hutra, i cili vuan dënimin prej 25 vitesh burg për vrasjen e bashkëshortes së tij në vitin 2007
Drejtoria e Burgjeve të Shqipërisë ka shkarkuar nga detyra 11 zyrtarë nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, pas zbulimit të një sharre hekuri, që dyshohet se do të përdorej nga të burgosurit për një arratisje tjetër. Prej të shkarkuarve janë 6 gardianë, katër operatorë kamerash si dhe një oficer të lartë.
Sipas medieve nga Tirana, bëhet me dijes e 11 personat e shkarkuar nga detyra janë edhe nën procedim penal për shpërdorim detyre.
“Sharrat u gjeten pas një kontrolli të ushtruar në regjimin e brendshëm të të dënuarve në sektorin e sigurisë së lartë dhe sektorin e paraburgimit, nga grupi i Transferim-Shoqërimeve dhe Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”, thuhet në raporti.
Sipas policisë, sharrat ishin futur në qelinë e të burgosurit Dan Hutra, i cili vuan dënimin prej 25 vitesh burg për vrasjen e bashkëshortes së tij në vitin 2007.
Më pas sharrat janë fshehur në një kuti shahu dhe janë dërguar në sektorin e paraburgimit, ku ndodhen të rinjtë që ndihmuan Admir Tafilin në arratisjen e bujshme të nëntorit. Sipas policisë, kalimi i kutisë së shahut,i dyshohet të jetë bërë me ndihmë të oficerëve të burgut.
Policia dyshon se ata po planifikonin një tjetër arratisje. Gjithashtu grupi i kontrollit gjeti edhe dy telefona celularë, të cilët i përkisnin të dënuarve Durim Leka dhe Almarin Muça.
Ndryshe, natën e 23 tetorit, nga burgi i Drenovës në Shqipëri u arratisën në mënyrë spektakolare shtatë të burgosur, shumica me burgim të përjetshëm. Nga burgu u larguan dhe më pas u kapën: Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri, Artur Gora, Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj dhe Eduard Lula.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës Banorët e sëmurë terminalisht në kantonin zviceran të Lucernës nuk duhet të jenë më të detyruar... -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane












