Kriza në Ukrainë
SHBA akuzon Rusinë për krime kundër njerëzimit
Nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, përmes zv.presidentes Kamala Harris, SHBA përcaktoi zyrtarisht se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë.
Numri dy i Shtëpisë së Bardhë akuzoi ushtrinë dhe autoritetet ruse se kanë kryer akte të tmerrshme, vrasje, torturë dhe përdhunime gjatë luftës në Ukrainë dhe shtoi se autorët e tyre do të mbajnë përgjegjësi.
OKB i përkufizon krimet kundër njerëzimit si sulme të përhapura ose sistematike ndaj një popullsie të caktuar civile, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë që Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë shënjestruar civilët gjatë pushtimit të saj në Ukrainë, që nisi më 24 shkurt.
“Në rastin e veprimeve të Rusisë në Ukrainë, ne kemi shqyrtuar provat, sipas standardeve ligjore dhe nuk ka dyshim, këto janë krime kundër njerëzimit”, tha në konferencë Harris.
Ajo përmendi mizoritë barbare dhe çnjerëzore gjatë luftës në Ukrainë, duke përfshirë shumë trupa të gjetur në Bucha dhe Mariupol.
Janë 15 krime që përllogariten si krim kundër njerëzimit, mes tyre vrasja, skllavërimi, tortura, përdhunimi dhe dëbimi.
Krimet kundër njerëzimit gjykohen në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, por ajo nuk ka kompetenca për të arrestuar të dyshuarit dhe mund të ushtrojë juridiksion vetëm brenda vendeve që kanë nënshkruar marrëveshjen për ngritjen e kësaj gjykate.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik












