Shkurt.ch
SHBA e para, Zvicra e dyta, për nga aftësia konkurruese
SHBA është e para, Zvicra e dyta dhe Hong-Kongu në vendin e tretë në këtë listë prestigjioze në të cilën vitin e kaluar Hong Kongu ka qenë i pari
„Bussines School IMD” nga Lozana, në një ranglistë që ka bërë së fundi ka radhitur dhjetë vendet me ekonomi më konkurruese në botë. Po ashtu kësaj rangliste i shtohen edhe 70 vende tjera, që janë vlerësuar gjithashtu sipas aftësisë konkurruese.
SHBA është e para, Zvicra e dyta dhe Hong-Kongu në vendin e tretë në këtë listë prestigjioze. Vitin e kaluar Hong Kongu ka qenë i pari.Ndërsa Gjermania ka zënë vendin e nëntë dhe më lartë se ajo radhiten Suedia, Singapuri, Norvegjia, Kanadaja dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nga ana tjetër Franca, duke u radhitur vetëm e 28-a, ka zënë vend në mesin e shteteve me aftësi mesatare konkurruese. Përparim në këtë konkurrencë kanë arritur vendet si Kina, duke u rradhitur e 21-ta dhe Rusia, në vendin e 42-të.
Një vend i vogël si Luksemburgu është radhitur i 13-i ndërsa Britania e Madhe ka zënë vendin e 18. Japonia sipas kësaj rangliste është në vendin e 24 sa i përket aftësisë konkurruese ndërsa Tajlanda, në vendin e 27.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër












