Lajme
SHBA kërcënon Turqinë: Mos i jepni teknologjinë tonë Moskës
Uashingtoni ka paralajmëruar Turqinë se do të ketë “pasoja” nëse kjo e fundit nuk kufizon eksportet e saj në Rusi të pajisjeve të cilat lidhen me ushtrinë amerikane që është jetike për makinerinë e luftës së Moskës.
Matthew Axelrod, ndihmës sekretari i tregtisë që drejton përpjekjet e SHBA për të mbajtur teknologjinë e ndjeshme larg nga duart e kundërshtarëve të Amerikës, u takua së fundmi me zyrtarë dhe drejtues turq në Ankara dhe Stamboll si pjesë e përpjekjeve për të ndalur tregtinë e paligjshme.
Mesazhi i tij, sipas një zyrtari të lartë të departamentit të tregtisë, ishte se Turqia duhet të punojë më shumë për të frenuar tregtinë e çipave me origjinë amerikane dhe pjesëve të tjera që janë thelbësore për luftën e Moskës në Ukrainë.
“Ne kemi nevojë që Turqia të na ndihmojë të ndalojmë rrjedhën e paligjshme të teknologjisë amerikane në Rusi. Ne duhet të shohim përparim dhe të shpejt nga autoritetet dhe industria turke, ose nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse të imponojmë pasoja mbi ata që shmangin kontrollet tona të eksportit”.
Paralajmërimi i Uashingtonit është shenja e fundit sesi vendimi i Turqisë për të mbajtur lidhje të forta tregtare me Rusinë ka njollosur marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s. SHBA, BE dhe partnerë të tjerë perëndimorë kanë vendosur sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë që kur ajo nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022, por Turqia i ka shmangur kufizimet dhe ka rritur tregtinë me vendin që nga shpërthimi i luftës.
Shtetet e Bashkuara janë veçanërisht të shqetësuara se Turqia është bërë një qendër kryesore përmes së cilës elektronika e prodhimit perëndimor, duke përfshirë procesorët, kartat e kujtesës dhe amplifikatorët, po shërbejnë për krijimin e raketave dhe dronëve rusë në kundërshtim me kontrollet e eksportit. Veglat e makinerive janë një fushë tjetër e rëndësishme shqetësuese.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












