Kosova
SHBA kërkon që Serbia të tërheq trupat në kufi me Kosovën
Kirby e ka quajtur lëvizje destabilizuese “dislokimin e madh ushtarak serb përgjatë kufirit me Kosovën”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke monitoruar vendosjen e ushtrisë serbe përgjatë kufirit të Kosovës dhe i kanë bërë thirrje Serbisë që të tërheqë trupat.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u ka thënë gazetarëve të premten se forcat paqeruajtëse do të rrisin praninë e forcave të NATO-s në veri të Kosovës, si rezultat i tensioneve.
Të dielën e 24 shtatorit, një grup i armatosur e uniformuar serbësh vrau policin Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit. Nga përplasja pasuese mes Policisë së Kosovës dhe grupit të armatosur mbetën të vdekur dhe tre sulmues. Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan tetë persona, katër prej të cilëve u liruan në mungesë provash. Ish-nënkryetari i partisë serbe në Kosovë, Milan Radoiçiq, përmes një avokati ka pranuar se ka organizuar sulmin, transmeton albinfo.ch.
Kirby ka thënë se sulmi s’ishte i zakonshëm dhe se sasia e madhe e armatimit që u gjet paraqet kërcënim jo vetëm për Kosovën, por edhe personelin ndërkombëtar, përfshirë trupat e NATO-s.
“Të gjithë të përfshirët në këtë sulm duhet të dalin para drejtësisë”, ka thënë ai për gazetarët, shkruan Reuters. Ai u ka bërë thirrje autoriteteve serbe të ndihmojnë në hetimet e nevojshme.
Kirby e ka quajtur lëvizje destabilizuese “dislokimin e madh ushtarak serb përgjatë kufirit me Kosovën”. Ai ka bërë thirrje që Serbia t’i tërheqë trupat dhe të kontribuojë në uljen e tensioneve.
Më herët gjatë ditës, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, foli me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke i shprehur nevojën për dialog. Vuçiq ka deklaruar se SHBA-ja ka paralajmëruar masa.
Deklaratën e SHBA-së e ka përshëndetur presidentja Vjosa Osmani. Ajo ka mirëpritur qëndrimin e qartë të Administratës Biden me thirrjet që Serbia të ndalë veprimet destabilizuese. Ka thënë se SHBA-ja po punon me forcat e NATO-s për t’i adresuar përpjekjet për destabilizim të Kosovës dhe cenimin e sigurisë për qytetarët e saj.
“Jemi të përkushtuar që të punojmë ngushtë me SHBA-në dhe partnerët tanë të NATO-s që t’i adresojmë sfidat e sigurisë dhe të mbrojmë liritë e fituara me vështirësi”, ka shkruar ajo në Twitter.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Të ardhurat nga ilaçet zvicerane ulen për shkak të uljes së çmimeve Tregu i brendshëm farmaceutik zviceran regjistroi një rritje prej 5% të të ardhurave prej 8.1 miliardë... -
Kantonet malore nuk duan të shfuqizojnë vlerën e tyre të qirasë para vitit 2030 -
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë













