Bota
SHBA: Marihuana konsumohet më shumë se alkooli
Viti 2022 shënoi herën e parë që kur konsumimi i marihuanës tejkaloi atë të konsumimit të përditshëm të alkoolit
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2022/04/26394706_highres.jpg)
Miliona amerikanë thonë se po konsumojnë marihuanë në baza ditore apo gati çdo ditë, sipas analizës së të dhënave të një ankete kombëtare.
Numri i njerëzve që konsumojnë marijuanë, sipas këtij studimi, tashmë tejkalon numrin e atyre që konsumojnë pije alkoolike çdo ditë.
Alkooli ende ka një konsum të gjerë, por viti 2022 shënoi herën e parë që kur konsumimi i marihuanës tejkaloi atë të konsumimit të përditshëm të alkoolit, thotë autori i studimit Jonathan Caulkins nga Universiteti Carnegie Mellon, raporton Zëri i Amerikës, transmeton albinfo.ch.
“Rreth 40 për qind të përdoruesve të kanabisit e konsumojnë atë çdo ditë, apo gati çdo ditë, një prirje që më shumë i ngjan atij të pirjes së duhanit sesa konsumimit tipik të alkoolit,” thotë zoti Caulkins, i cili është hulumtues i politikave që lidhen me përdorimin e kanabisit.
Hulumtimi, që bazohet në të dhënat e Anketës Kombëtare për Përdorimin e Drogës dhe Shëndetit, u botua të mërkurën në revistën “Addiction”. Anketa konsiderohet si burim i qëndrueshëm i të dhënave të vetëdeklaruara të përdorimit të përafërt të duhanit, alkoolit dhe drogave, sipas studimit.
Në periudhën nga viti 1992 deri në vitin 2022, shkalla e atyre që raportojnë përdorim ditor, apo gati të përditshëm të marihuanës është rritur 15 herë. Sipas zotit Caulins njerëzit tani janë më të prirë që ta raportojnë përdorimin e marihuanës ndërkohë që po rritet toleranca e publikut për ta pranuar përdorimin e saj, që mund të jetë edhe arsyeja që shpjegon këtë rritje.
Shumica e shteteve në SHBA tashmë lejojnë përdorimin e marihuanës për arsye mjekësore apo përdorim personal, ndonëse në sipas ligjeve federale përdorimi i saj vazhdon të jetë i ndaluar. Në nëntor, votuesit në Florida do të vendosin për një ndryshim kushtetues që do të mundësonte përdorimin e marihuanës për nevoja personale dhe qeveria federale po hedh hapa për të klasifikuar marihuanën si lëndë narkotike më pak e rrezikshme.
Hulumtimet tregojnë se përdoruesit e shpeshtë të marihuanës ka gjasa të krijojnë varësi ndaj saj, thotë Dr. David A. Gorelick, profesor i psikiatrisë pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Merilendit, i cili nuk ishte pjesë e studimit.
Numri i përdoruesve të përditshëm të marihuanës sugjeron se shumë njerëz rrezikohen nga përdorimi problematik i kanabisit ose nga varësia, thotë ai.
“Përdorimi i shpeshtë po ashtu rrit rrezikun e zhvillimit të psikozës që lidhet me kanabisin”, një gjendje serioze që shkakton humbjen e ndjeshmërisë me realitetin, tha ai.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n