Lajme
SHBA ndalon 37 kompani kineze
Shtetet e Bashkuara kanë shtuar 37 kompani kineze në listën e ndalimeve për shkak të akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut, të cilat përfshijnë përdorimin e punës së detyruar të Ujgurëve.
Ujgurët njihet si një etni turke e përbërë kryesisht me mysliman, e cila është e lokalizuar në rajonin e Xinjiang në perëndim të Kinës. Ata flasin gjuhë turke dhe kanë një kulturë dhe tradita të ndryshme nga shumica e popullsisë kineze.
Kompanitë e reja, që përfshijnë sektorë të ndryshëm si tekstili, miniera dhe energjia diellore, janë lidhur me praktikat e punës së detyruar në rajonin Xinjiang, në Kinën perëndimore.
Mes kompanive të ndaluara është Huafu Fashion Co., një nga prodhuesit më të mëdhenj të tekstilit në botë, së bashku me 25 nënkompani të saj, të cilat SHBA i lidhin me përdorimin e punës së detyruar në industrinë kineze të pambukut. Përveç kësaj, janë shtuar edhe kompani të tjera si Donghai JA Solar Technology, që zhvillon produkte energjie diellore me polisilikon të prodhuar në Xinjiang dhe Zijin Mining Group, që nxjerr metale si zink dhe bakër nga ky rajon.
Këto kompani janë shtuar në Listën e Entiteteve të Aktit të Parandalimit të Punës së Detyruar të Ujgurëve, një ligj që kufizon importin e mallrave të lidhura me shkeljet e të drejtave të njeriut që SHBA i atribuon autoriteteve kineze në Xinjiang, një rajon që është nën akuza për genocid dhe shtypje të grupeve etnike dhe fetare.
Në këtë kontekst, autoritetet amerikane kanë akuzuar Kinën për krijimin e kampet e internimit për Ujgurët dhe pakicat e tjera fetare. Shtimi i këtyre kompanive në listë sjell numrin total të kompanive të ndaluara në 144 që nga miratimi i Aktit të Parandalimit të Punës së Detyruar të Ujgurëve në vitin 2021.
Këto masa përfaqësojnë një përpjekje të SHBA për të goditur praktikat e punës së detyruar në Kinë, duke u bazuar në akuzat për abuzime të të drejtave të njeriut dhe përpjekje për të mbrojtur të drejtat e Ujgurëve dhe grupeve të tjera etnike dhe fetare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












