Kosova
SHBA ndihmon forenzikën e Kosovës
Ndihmëssekretarja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kirsten Madison, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë, i dorëzoi Agjencisë së Kosovës për Forenzikë donacion të softuerit për identifikim të shenjave të gishtërinjve, i njohur si AFIS.
Softueri AFIS është sistem i të dhënave penale, që përpunon, modifikon dhe gjen gjurmët e gishtërinjve dhe pëllëmbëve të dorës, me qëllim që të idenfitikohen kryersit e krimeve.
“AFIS do të përdoret për të përpunuar informatat nga skenat e krimit, për të ndihmuar qendrat e ndalimit dhe kalimet kufitare dhe për të koordinuar shkëmbimin e informacionit me organet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, si INTERPOL-i”, tha Madison pas takimit në Prishtinë me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa.
Madison theksoi se SHBA-ja do t’i ndihmojë institucionet e Kosovës, me qëllim që qytetarët të rikthejnë besimin në to.
“Kosova ka arritur përparim të rëndësishëm në forcimin e institucioneve të veta të sundimit të ligjit, legjislacionit dhe të efikasitetit gjyqësor. Por, besimi i publikut mbetet i ulët. Dështimi në adresimin e korrupsionit do t’i minojë përfundimisht edhe ligjet e shkruara më së miri dhe institucionet më të reformuara, ngase qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë. Ne duam t’ju ndihmojmë të bëni përparim dhe ne kemi nevojë për partnerë dhe udhëheqje serioze në qeveri, gjyqësor, kuvend, polici dhe në mesin e popullatës, për të qenë të suksesshëm”, tha Madison.
Më herët, ajo u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Gjatë takimit, siç njoftohet përmes një komunikate për media, kryeministri Haradinaj e falënderoi SHBA-në për ndihmën e ofruar për forcimin e mekanizmave të sigurisë, posaçërisht për ndihmën ndaj Policisë së Kosovës si dhe sistemit gjyqësor dhe prokurorial.
“Falë ndihmës suaj, të dhënë në vazhdimësi, ne sot kemi institucione kredibile, të cilat kanë shënuar suksese në vend, por edhe në partneritet me institucionet e huaja”, tha Haradinaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës -
Policia kërkon shqiptarin për plagosje të rëndë të ish partnerit të gruas -
Veprat e kompozitores Anda Kryeziu prezantohen në një koncert në Cyrih -
Jehona Kicaj shpërblehet me çmimin “Hanna”
Jeta në Zvicër
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Vetëm 10% e ofertave në supermarketet zvicerane u përkasin frutave dhe perimeve -
Cyrihu bëhet qendër evropiane e inteligjencës artificiale -
Vaud: Sherbyesit civilë rikthehen në rrugë, një makinë ndërpret marshimin -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës












