Lajme
SHBA nuk ua vazhdon vizat studentëve të huaj nëse mësimet mbahen online
Shtetet e Bashkuara nuk do të japin viza për studentët ndërkombëtarë, nëse mësimi i tyre në vjeshtë zhvendoset online, për shkak të koronavirusit.
Udhëzimi i lëshuar nga Migracioni dhe Doganat e SHBA-së mund t’i ndikojë qindra-mijëra studentë të huaj në SHBA. Kjo pasi ky shtet nuk do të lëshojë viza për studentët e huaj, nëse mësimi në vjeshtë vazhdon online, për shkak të pandemisë COVID-19, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
“Departamenti amerikan i Shtetit nuk do të lëshojë viza për studentët e regjistruar në shkolla dhe / ose programe që janë plotësisht në internet për semestrin e vjeshtës”, thuhet në udhëzim.
Ndërsa studentët, të cilët aktualisht gjenden në SHBA duhet të largohen nga vendi, përndryshe ndaj tyre mund të ndërmerren masa.
“Studentët aktualisht aktivë në Shtetet e Bashkuara, të regjistruar në programe të tilla, duhet të largohen nga vendi ose të marrin masa të tjera, siç është transferimi në një shkollë me udhëzime për status të ligjshëm. Nëse jo, ata mund të përballen me pasoja të imigracionit, përfshirë inicimin e procedurave të largimit”, thuhet në udhëzim.
Udhëzimi aplikohet për vizat jomigrante studentore F-1 dhe M-1.
Këshilli Amerikan i Arsimit, i cili përfaqëson udhëheqësit e rreth 1,700 institucioneve të arsimit të lartë, e cilësoi udhëzimin e ri si “të tmerrshëm”.
“Ky udhëzim ngre më shumë pyetje sesa përgjigje dhe fatkeqësisht bën më shumë dëm sesa mirë”, tha përmes një deklarate Këshilli Amerikan i Arsimit.
Shumica e kolegjeve dhe universiteteve nuk i kanë bërë ende publike planet për vjeshtë.
Universiteti i Harvardit tha të hënën se do të sjellë deri në 40 për qind të studentëve në kampus, përfshirë të gjithë studentët e vitit të parë, porse të gjitha udhëzimet do të jenë në internet.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër












