Lajme
SHBA shton ndihmat humanitare në Turqi dhe Siri
Shtetet e Bashkuara po shtojnë operacionet e ndihmave. USAID-i ka premtuar mbi 85 milionë dollarë ndihma, pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken foli me homologun e tij turk për t’u informuar për nevojat e vendit.
“Do t’ia lë ministrit të jashtëm dhe aleatëve tanë turq që të flasin për nevojat e tyre, por ministri i jashtëm i ofroi disa hollësi Sekretarit Blinken. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të plotësuar nevojat që pala turke na ka paraqitur”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.
Ai konfirmoi se ekipet në terren janë në një fazë akute të operacioneve të kërkim-shpëtimit. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar dy ekipe të specializuara për operacionet e kërkim-shpëtimit në zona urbane, shpjegoi të premten nga Shtëpia e Bardhë koordinatori për komunikimet i Këshillit të Sigurisë së Kombëtare.
“Këto ekipe kanë rreth 200 anëtarë, me paisje të specializuara dhe qen kërkimi. Ata kanë arritur të zgjerojnë gamën operacionale me mbështetjen e helikopterëve Blackhawk të ushtrisë amerikane”, tha zoti Kirby.
Ai konfirmoi se Pentagoni po afron pranë Turqisë një aeroplanmbajtëse që gjendej e dislokuar në Detin Mesdhe, për të ndihmuar sipas nevojave të Ankarasë.
Të premten, një autokolonë ndihmash e OKB-së kaloi nga Turqia në Siri, duke sjellë kështu dërgesat e dyta me ndihma në territorin e mbajtur nga rebelët. Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qeverisë siriane t’i lejojë OKB-së qasje humanitare tek të mbijetuarit dhe po kërkon garantimin e sigurisë për dërgimin e më shumë ndihmave humanitare nga Turqia drejt Sirisë./CNN
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel










